MENU
klinika

Drejtuesi zikaltër përgatit hakmarrjen

Marotta gati të ‘hedhë në erë’ transferimin e Juventusit!

01.08.2019 - 19:43

Beppe Marotta është hedhur në kundërsulm për tu hakmarrë!

Sipas “Corriere dello Sport”, administratori i deleguar i zikaltërve nuk e ka pëlqyer aspak ndërhyrjen e Juventus për Lukaku-n dhe duket se ka studiuar një kundërpërgjigje të bujshme: të hidhet në sulm për Paulo Dybala.

Argjentinasi ndihet i shkarkuar nga klubi bardheziu dhe duket se nuk ka dëshirë të transferohet te Manchester United.

Marotta është gati të përfitojë nga kjo situatë, duke provuar ta bindë Paulo-n të zgjedhë Milanon.

Dhe, për herë të parë, Dybala mësohet të jetë shprehur i gatshëm për t’u transferuar te zikaltrit.

Drejtuesi i zikaltërve do të kërkojë të bindë Juventus-in duke i ofruar në këmbim Mauro Icardi-n.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zikaltërit e kërkojnë prej kohësh

Interit i hapet rruga për ‘maestron’ e Barcelonës!