MENU
klinika

The Guardian

Pavarësia e Skocisë, e pashmangshme

09.08.2019 - 12:24

Nëse do të isha skocez, do të votoja për pavarësi nesër.

Unë nuk do të dëshiroja asgjë më shumë nga parlamenti i sotëm i Westminster, i cili shkon me pushime për një muaj gjatë krizës më të rëndë politik.

Mbështetja për pavarësinë ka arritur në 52%, e njëjta përqindje që votoi për Brexit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Kjo krizë është mundësia e Sturgeon, kryeministres së Skocisë.

Johnson është në radhën r gjatë të liderëve të Westminster të vendosur për të inatosur skocezët, si një shekull më parë ata dikur inatosën irlandezët. Me përjashtim të devocionit të pjesshëm të Tony Bler, Londra thjesht ka injoruar shpërbërjen progresive të “perandorisë së parë britanike”.

Ndërsa Franca, Gjermania dhe Italia (nëse jo Spanja) kanë asimiluar në mënyrë të qëndrueshme krahinat e tyre të ndryshme me kalimin e kohës, Mbretëria e Bashkuar ka bërë të kundërtën. Ajo ka nxitur zjarret e separatizmit.

Skocezëve mund t’u thuhet herë pas here se ata janë më mirë nën udhëheqjen e Londrës dhe subvencionet e saj.

Por votuesit janë më shumë të shqetësuar për identitetin kombëtar, krenarinë, vetëbesimin dhe përgjegjshmërinë lokale.

Skocia ka të njëjtën popullsi si Danimarka, me të njëjtat burime, infrastrukturë. Dikur ishte më e pasur deri tani. Sot PBB-ja e saj për person është 33,000 dollarë krahasuar me 63,000 dollarë të Danimarkës. Jam i sigurt se ndryshimi qëndron në varësinë e gjatë ekonomike të Skocisë nga Britania e Madhe.

Danimarka nuk do të mendonte më për të hyrë përsëri në bashkimin e saj të mëparshëm me Norvegjinë sesa largimin nga BE. Është një vend i pasur, i lumtur.

Whitehall duhet të ndërmarrë nismën dhe të përgatisë një paketë fiskale dhe legjislative të pavarësisë;që tërheq deputetët skocezë nga Westminster dhe sheh Skocinë të ribashkohet në BE, por mban lidhjet e udhëtimit, valutës dhe qytetarëve.

Nëse Johnson vërtet kërkon Brexit pa marrëveshje ose Brexit ‘të vështirë’, ai do ta çojë Skocinë drejt ndarjes. Atëherë Johnson do të duhet t’i tregojë Mbretëreshës që ajo duhet të jetë vetëm Mbretëresha e Anglisë, dhe ndoshta Uellsit.

Simon Jenkins është një kolumnist i The Guardian

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?