MENU
klinika

The Guardian

Salvini, mjeshtri i fushatave dhe gabimeve strategjike

30.08.2019 - 12:39

Më pak se një muaj më parë, Matteo Salvini ishte duke pirë mojitos, duke luajtur muzikë si DJ dhe duke bërë selfie të panumërta në Papeete, klubi i tij i preferuar i plazheve në qytetin bregdetar të Milano Marittima.

Ai kishte një arsye të mirë për të festuar: partia e tij e ekstremit të djathtë, Lidhja në Itali kishte 39% mbështetje në sondazhe.

Kërkesat e Salvinit jo vetëm për të rrëzuar qeverinë por dhe për të patur zgjedhje të parakohshme, jo vetëm që pengojnë planet e tij për t’u bërë kryeministër, por i kanë kushtuar partisë rreth gjashtë pikë përqindje në votime.

Në një periudhë jashtëzakonisht të turbullt, ish-partneri i koalicionit të Lidhjes, lideri i lëvizjes Pesë Yje (M5S), mori hak ndaj Salvinit, duke përqafuar partinë e qendrës së majtë Demokratike (PD), tradicionalisht një rival. Të dyja partitë tani po përpiqen të krijojnë një shumicë të re parlamentare, të udhëhequr nga Giuseppe Conte, i cili dha dorëheqjen si kryeministër javën e kaluar me një sulm të ashpër ndaj Salvinit.

Salvini kishte parashikuar një verë fushate përgjatë bregdetit jugor të Italisë, ku ai planifikoi të joshte votuesit. Në vend të kësaj, ai e zhyti vendin në kaos.

Ai ka bërë një fushatë mjaft efektive. Por aftësitë e tij strategjike nuk kanë qenë shumë mbresëlënëse. Tani për tani, Lidhja është akoma partia më e njohur e Italisë, por M5S dhe PD janë dy forcat më të mëdha në parlament.

Giancarlo Giorgetti, nënkryetari i Lidhjes, tha këtë javë se gabimi thelbësor i Salvini dhe Lidhjes ishte fitimi i zgjedhjeve evropiane. “Me 34% … ai u bë armiku numër një, jo vetëm në Itali,” tha Georgetti. “Ne kemi filluar të paguajmë për këtë sukses.”

Salvini tani po e paraqit veten si viktimë, duke thënë të mërkurën në mbrëmje se një qeveri M5S-PD do të ishte e themeluar mbi “urrejtjen ndaj Lidhjes”. Ai akuzoi gjithashtu Bashkimin Evropian se po komplotonte për heqjen e Lidhjes nga qeveria.

Salvini gjithashtu tha që ata që kanë frikë nga zgjedhjet mund t’i shpëtojnë një votimi për “tre ose gjashtë muaj”, por në fund do të duhet të përballen me një Lidhje që ishte e gatshme t’i jepte Italisë një qeveri “të fortë dhe koherente”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financimet e paligjshme nga Rusia

“Russiagate”, Conte i del në mbrojtje Salvinit

Përplasja mes koalicionit në pushtet

Conte sulmon Salvinin: I pabesë!

"Objektivat për 2019 janë përcaktuar"

Italia nuk ka pse të ndryshojë planet e veta…