Kombëtarja amerikane në basketboll për meshkuj është eliminuar nga Kampionati Botëror i Basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë.
Amerika u mund 89-79 nga Franca në ndeshjen çerekfinale. Për pasojë, kombëtarja e “gjelave” avancon në gjysmëfinale, ku do të luajë ndaj Argjentinës. Eliminimi i Amerikës, kombëtares së famshme “dream team”, ishte surprizë edhe pse në përbërje të saj nuk janë yjet e NBA-së.
Gjithsesi, trajneri Gregg Popovich grumbulloi mjaft talente, që nuk arritën të japin atë që pritej, duke e khyer këtë aventurë në një dështim.
Ndeshja ishte në përgjithësi e ekuilibruar dhe pas barazimit 18-18 në çerekun e poarë janë francezët që kanë një epërsi të lehtë.
Amerika rikuperon në çerekun e tretë, por 10-minutëshi i fundit ishte fatal për ta. Franca shkëputet dhe fiton 89-79 falë 22 pikëve të Fournier dhe 21 të Gobert. GAmerika është ekipi kampion, por që tashmë do ta dorëzojë titullin shumë herët, duke mos shkuar dot as në gjysmëfinale.
Ngushëllimi i vetëm për Amerikën është kualifikimi në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.