MENU

Basketboll

Serbia e Spanja sigurojnë çerekfinalet e Botërorit!

06.09.2019 - 17:27

Botërori i basketbollit për meshkuj, turne që po zhvillohet në Kinë, ka vijuar sot me fazën e tij të dytë.

Skuadrat më të mira të kualifikuara pas raundit të parë kanë vijuar më tej aventurën e tyre.vNuk ka surpriza në ndeshjet e sotme, ku Spanja arrin të triumfojë ndaj Italisë 67-60, duke eliminuar “Azzurrët” nga Botërori, ndërsa Polonia mposhti 79-74 Rusinë, duke avancuar më tej.

Rikthehet te suksesi Kina, që mundi 77-73 fqinjët e Koresë së Jugut, ndërsa Serbia arriti një fitore të lehtë ndaj Porto Riko.

Në takimet e tjera, spikat suksesi i lehtë i Argjentinës ndaj venezuelës dhe ai i Iranit ndaj Angolës.

Grupi I

Polonia – Rusi, 79-74

Argjentinë – Venezuelë, 87-67

Grupi J

Serbi – Porto Riko, 90-47

Spanjë – Itali, 67-60

Grupi M

Nigeri – Bregu i Fildishtë, 83-66

Kinë – Kore e Jugut, 77-73

Grupi N

Angola – Iran, 62-71

Tunizi – Filipine, 86-67

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Franca 'leksione' Gjermanisë

Botërori/ Amerika fiton edhe pa yjet