MENU
klinika

"Delegacioni"

OSCAR – Shqipëria kandidate?!

20.09.2019 - 17:05

      Me regji nga Bujar Alimani dhe skenar të të ndjerit Artan Minarolli, filmi  “Delegacioni”, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë, si filmi më i mirë i gjatë në Festivalin e Triestes, është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, për të përfaqësuar Shqipërinë, në “Oskar”, për kategorinë “Filmi Artistik Ndërkombëtar më i Mirë” në AMPAS.

 

 

 

 

 

Ngjarjet e filmit zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian, për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë – kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE.

 

 

 

 

 

Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bindë delegacionin se, gjithçka është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

Veç vlerësimit në Varshavë, “Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në 11 prej të cilave është vlerësuar me disa çmime.