MENU
klinika

Abuzuesi pagoi nënën e saj 500 $

Rrëfimi tronditës i aktores: Më përdhunuan kur isha 15 vjeç

23.09.2019 - 17:23

Demi Moore ka treguar për herë të parë një histori të dhimbshme të jetës së saj.

Aktorja është përdhunuar në moshën 15-vjeçare nga një burrë që pagoi nënën e saj të alkoolizuar 500 dollarë.

Moore, tani 56 vjeç, dha një intervistë për Diane Sawyer për disa nga detajet më shqetësuese të librit të saj të ri, “Inside Out”, në emisionin “Good Morning America”.

Një nga historitë më tronditëse që ajo ndau ishte se, kur ishte adoleshente, pas disa vitesh transferime në të gjithë vendin, nëna e saj Virginia King filloi ta merrte atë me vete në bare në mënyrë që ato së bashku të tërhiqnin vëmendjen e burrave.

Moore kujtoi se pas një largimi, ajo u kthye në shtëpi ku gjeti një burrë të moshuar që kishte një çelës të shtëpisë së tyre. Ajo tha se ai e përdhunoi dhe më pas e pyeti: “Si ndihesh kur shkon për 500$?”

“Ishte përdhunim dhe një tradhti shkatërrimtare”, shkroi ajo në libër.

Aktorja tha se shpreson thellë në zemër që të mos ketë qenë e ëma ajo që e shiti, por sërish nëna e saj mbetet fajtore që i dha atij mundësinë e hyrjes në shtëpi.

Moore lindi në New Mexico dhe babai i saj biologjik e braktisi nënën e saj para se të lindte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Aktorja e njohur habit me deklaratën

“Unë dhe nëna ime mund të shikojmë fantazma”

"Na bën të qeshim më shumë se kolegët humoristë"

Ermal Mamaqi një mesazh për Heidin nëpërmjet “Big Love”

U përfaqësua nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”

Shqipëria nuk kualifikohet në finalen e Eurovision?

Në një mënyrë të veçantë, çifti ndajnë lajmin e ëmbël

Justin dhe Hailey, së shpejti prindër për herë të parë!