MENU

Editorial i The Guardian

Evropa po e lë pas Britaninë…

07.10.2019 - 14:24

Ekziston një keqkuptim në mesin e Euroskeptikëve Britanikë se BE është e fiksuar me pengimin e Brexitit sa dhe me përfundimin e tij. Kjo është e pavërtetë në dy mënyra.

Së pari, përparësia në Bruksel është lehtësimi i largimit të Britanisë.

Së dyti, sytë e BE-së janë kryesisht diku tjetër. Javën e kaluar nisën seancat dëgjimore konfirmuese për komisionin e ri të Ursula von der Leyen. Pretendimet për korrupsion bënë që dy kandidatë, nga Hungaria dhe Rumania, u refuzuan, duke u konsideruar si të papërshtatshëm nga një komitet parlamentar evropian i vettingut.

Meqenëse komisioni pasqyron ekuilibrin delikat të forcave politike në legjislaturë, çdo goditje e kandidatëve rrezikon të provokojë hakmarrje. Kërkesa për të siguruar pëlqimin e eurodeputetëve për administratën e Von der Leyen do të thotë që Brexit nuk është çështja e vetme e rëndësishme në fund të tetorit.

Atëherë do të ketë negociata të vështira për buxhetin. Në dhjetor, Charles Michel, kryeministri belg, merr përsipër detyrën e Donald Tusk si president të këshillit Evropian. Tusk ka qenë i gatshëm të mbajë dyert e hapura në rast se Britania e Madhe ndryshon mendje. Ndikimi i Angela Merkel është duke u zvogëluar pasi kancelarja gjermane po i afrohet datës së largimit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është figura më dinamike tani, dhe ai është i paduruar për të vazhduar më tej me reformat e BE që lënë Britaninë e Madhe jashtë ekuacionit.

Bilanci i forcave ideologjike gjithashtu është zhvendosur falë dëbimit të partisë së Lidhjes së djathtë të Matteo Salvinit nga qeveria në Romë. Politika italiane është akoma e paqëndrueshme.

Humbja e partisë ksenofobike të Lirisë Austri në zgjedhjet javën e kaluar gjithashtu provokoi një optimizëm për qëndrueshmërinë e politikës kryesore kontinentale në atë që kohët e fundit është ndjerë si një veprim  kundër rritjes së populizmit. Edhe në Hungari ka shenja që opozita po rifiton terrenin e humbur.

BE-ja ende po lufton me problemet strukturore dhe tensionet kulturore. Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të baticës për të lehtësuar ato presione.

BE ka shumë të meta, por gjithashtu ka një rezistencë të jashtëzakonshme, e cila është një qortim i qëndrueshëm për mbështetësit e Brexit pasi rëndësia e tyre në politikën kontinentale zhduket.