MENU
klinika

"Nuk ishte vendimi im"

Moderatorja largohet nga emisioni i dashur për shqiptarët

19.10.2019 - 14:47

Ola Bruko nuk do të jetë më në ekranin dhe nën moderimin e emisionit aq të ndjekur dhe të dashur të bamirësisë “Shqiptarët për shqiptarët”.

Mungesa e prezantueses krah dy emrave të njohur Elvis Naçi dhe Sidrit Bejlleri u ka rënë në sy menjëherë shikuesve besnikë, të cilët kanë nisur ta pyesin Brukon se çfarë por ndodh me të dhe përse ajo mungoi në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit, që nisi mbrëmjen e së premtes së 18 Tetorit.

Për t’iu përgjigjur shikuesve dhe publikut, prezantuesja ka vendosur të bëjë një status në profilin e saj në Facebook duke zbuluar se në këtë sezon të ri ajo është lalrguar nga prezantimi i emisionit dhe se ky nuk ka qenë vendim i saji.

“Mirëmbrëma të gjithëve!

Ndjej detyrimin të shkruaj dy fjalë për të gjithë ata njerëz që kanë nisur të më shkruajnë që prej orës 21.00 kur në ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shumë i dashur për mua dhe për ta “Shqiptarët për shqiptarët”.

Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”..

Unë nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij.

Ky nuk ishte një vendim i imi!

Do dëshiroja që askush të mos ndikohej nga ky detaj për të dhënë kontributin për ata njerëz që kanë vërtet halle e nuk duan të dinë fare se kush moderon e kush jo!

Unë vazhdoj të besoj te mirësia!

Uroj edhe ju!”, shkruan Bruko.

Top of Form

 

Bottom of Form