MENU
klinika

Project Syndicate

Rusia s’ka më ç’të humbë tani!

05.11.2019 - 17:55

Nën udhëheqjen e Presidentit Vladimir Putin, Rusia ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara në Siri, vazhdon të ndërhyjë në Ukrainën Lindore dhe së fundmi ka pritur një samit afrikan në Soçi.

Vërtetë, Rusia ka një arsenal të gjerë bërthamor, në madhësi të barabartë me atë të SHBA-së, dhe ajo përdori forcë efektive kundër Gjeorgjisë në 2008 dhe Ukrainës në 2014; ofroi ndihmë ushtarake për të shpëtuar regjimin e Bashar al-Asadit në Siri; dhe ka përdorur mjete kibernetike për të prishur zgjedhjet e SHBA dhe të tjera. Por Rusia mund të jetë vetëm duke prishur punë kudo në botë. Mbit ë gjitha, është një vend në rënie.

Për 40 vjet, elitat në vendet e pasura dhe të varfra premtuan gjithashtu se politikat neoliberale do të çonin në një rritje më të shpejtë ekonomike, dhe se përfitimet do të zvogëloheshin, në mënyrë që të gjithë, përfshirë këtu edhe më të varfërit, të ishin më mirë.

Tani, a është çudi që besimi te elitat dhe besimi tek demokracia janë në rënie?

Në vitin 1959, udhëheqësi Sovjetik Nikita Hrushovi u mburr se Bashkimi Sovjetik do të kalonte SHBA-në deri në 1970 ose 1980.

Në vend të kësaj, në 1991, Bashkimi Sovjetik ra, duke lënë një Rusi të tkurrur në mënyrë të konsiderueshme, me tre të katërtat e territorit të BRSS, gjysmën e popullsisë së saj dhe një të tretën e personelit të saj ushtarak. PBB-ja e saj është vetëm 1.7 trilion dollarë, krahasuar me 21 trilion dollarë për SHBA.

Në vitin 1989, ekonomia Sovjetike ishte dyfishi i madhësisë së Kinës; sot, PBB-ja e Rusisë është një e shtata ajo e Kinës.

Një nga manovrat taktike të Putinit ka qenë një përafrim me Kinën. Pas sanksioneve perëndimore për sulmin e tij ndaj Ukrainës, Putini e shpalli Kinën “partnerin kryesor strategjik”. Në kthim, Presidenti Xi Jinping e shpalli Putinin “mikun dhe kolegun më të mirë”.

Politika tradicionale e balancës së pushtetit do të parashikonte një reagim të tillë për fuqinë amerikane. Në vitet ’50, Kina dhe Bashkimi Sovjetik ishin aleatë kundër SHBA.

Megjithatë, Amerika nuk duhet të ngushëllohet në rënien e Rusisë dhe ta trajtojë atë si një fuqi të shkallës së dytë. Në fund të fundit, fuqitë në rënie kanë tendencë të jenë më të rrezikshme.

Rusia ende paraqet një kërcënim të mundshëm për SHBA, kryesisht sepse është vendi i vetëm me raketa të mjaftueshme dhe kabllo bërthamore për ta shkatërruar atë. Dhe rënia relative e Rusisë e ka bërë atë më të gatshëm të heqë dorë nga statusi i saj bërthamor.

Edhe një Rusi në rënie posedon një shkallë të madhe, një popullatë të arsimuar, shkencëtarë dhe inxhinierë të aftë dhe burime të mëdha natyrore.

Duket se nuk ka gjasa që Rusia të zotërojë përsëri burimet për të balancuar fuqinë e SHBA në të njëjtën mënyrë që bëri Bashkimi Sovjetik gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore.

Por, për shkak të forcës së saj bërthamore të mbetur, naftës dhe gazit të saj, aftësive të saj në teknologjinë kibernetike, afërsinë e saj me Evropën dhe potencialin e aleancës së saj me Kinën, Rusia do të ketë aftësinë të shkaktojë probleme për SHBA.

Fuqitë në rënie meritojnë po aq vëmendje diplomatike sa ato që rriten. Pasi Presidenti Donald Trump të largohet nga detyra, SHBA do të duhet të zhvillojë strategjinë serioze ruse që i mungon tani.

Joseph S. Nye, Jr., profesor në Universitetin e Harvardit..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”