MENU
klinika

Premier League, Java 11

United nuk bind, mposhtet nga modestët

02.11.2019 - 15:26

Manchester United ka pësuar humbjen e katërt në Premier League dhe tashmë zbret edhe më poshtë në renditje, në vendin e tetë. “Djajtë e Kuq” u mposhtën 1-0 në transfertë nga modestët e Bournemouth.

Goli i fitores u shënua në minutën e fundit të pjesës së parë nga King. Vendasit jo vetëm që morën tri pikë me shumë vlerë, por mund të shohin edhe për nga zona europiane, cka do të ishte historike për ta.

Manchester United ka regjistruar vetëm një fitore në 6 ndeshjet e fundit në kampionat dhe kjo ka rënduar së tepërmi pozitat e trajnerit Solskjaer, që është gjithnjë e më afër shkarkimit, ende pa u mbushur një vit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN