MENU
klinika

Serie A, Java 17

Atalanta i jep “leksion” Milanit, e turpëron keq

22.12.2019 - 14:20

Pas katër rezultateve pozitive radhazi, me 2 barazime dhe 2 fitore, Milan është rikthyer te humbja, teksa është mposhtur 5-0 në Bergamo nga Atalanta.

Zikaltrit bergamaskë janë rikthyer menjëherë te suksesi dhe tani mund të shpresojnë sërish te vendi i katërt, ashtu si në sezonin e kaluar, kur siguruan për herë të parë pjesëmarrjen në Champions.

Ishte Gomez ai që realizoi shpejt për vendasit, që në minutën e 10-të. Pjesa e parë ishte e luftuar, por kuqezinjtë nuk ishin konkretë në rastet para porte.

Në të dytën, në harkun kohor të dy minutave, në 61’ me Pasalic dhe 63’ me Ilicic, Atalanta thuajse zgjidh ndeshjen. 3-0 dhe më pas kontrollon ndeshjen.

Për t’i dhënë goditjen përfundimtare mendon sërish Ilicic, që në 72 con shifrat në 4-0. Por nuk do të përfundonte këtu, pasi Muriel, i sapofutur në lojë shënon edhe golin e pestë. Gjimshiti ishte titullar në mbrojtje për Atalantën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN