MENU
klinika

Sejko tregon zgjidhjen

“Banka do marrë goditje nga tërmeti”

13.12.2019 - 09:04

Sipas një komunikate për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko thotë se sistemi bankar do të marr goditje nga tërmeti i 26 nëntorit e cila vlen për tu matur, edhe pse sektori sipas tij është i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i kredisë për banesa në Tiranë dhe Durrës arrin vlerën e 712 milionë eurove.

“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar e fitimpruruës, kreditë me probleme janë ulur dhe bankat po vazhdojnë të mbështesin aktivitetin ekonomik në vend me kredi, ndërkohë që menaxhojnë edhe goditje të mundshme që burojnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë.

Tashmë do ketë edhe një goditje që vlen për tu matur, e cila është goditja nga tërmeti i fundit. Edhe në këtë aspekt puna jonë kërkimore do të jetë e fokusuar”– ka deklaruar Sejko.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i Guvernatorit të BSH

Destabilizimi politik efekte në ekonomi?

Këshilli ka ngelur me 3 anëtarë

Bllokohet vendimmarrja në Bankën e Shqipërisë