MENU
klinika

Premier League, java 18

Chelsea shokon Tottenham dhe Mourinhon

22.12.2019 - 19:35

Kur u mendua se Tottenham kapi zonën e Champions League, Chelsea ringjallet dhe fiton derbin londinez në transfertë 2-0 ndaj të besuarve të Jose Mourinhos.

Të besuarit e Frank Lampard kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë, ku ka shënuar dy golat. Ishte braziliani Willian ai që zhbllokoi rezultatin me një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 12’ të takimit.

Pas një gabimi të portierit Gazzaniga, i cili shkaktoi një faull të çuditshëm brenda zonës, Willian ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Pas pushimit Tottenham hidhet në sulm, por i kuqi i Heung-Min Son i ka prerë krahët ekipit të Mourinho-s. Në minutat e mbetura sfida mbeti e tensionuar dhe ritmi qëndroi i lartë, por rezultati mbeti i pandryshuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN