MENU
klinika

Çfarë këshillojnë dermatologët?

Dëshironi lëkurë të pastër? Konsumoni këtë ushqim në mëngjes

19.12.2019 - 08:39

Të gjithë duam të kemi lëkurë të pastër dhe të shëndetshme, por ndonjëherë ajo ka nevojë për më shumë gjëra se sa thjeshtë të vendosësh produktin e përshtatshëm. Sekreti i vërtetë për të pasur një lëkurë të pastër fshihet tek ushqimet që i jep trupit çdo ditë.

Çfarë këshillojnë dermatologët për të ngrënë çdo mëngjes, në mënyrë që të kesh gjithmonë lëkurë të pastër e të shëndetshme?

Sipas tyre, dita duhet nisur me ushqime të cilat kanë përmbajtje të lartë acidesh yndyrore Omega-3. Ku gjendet? Në sardele, farat Chia ose arra.

Image result for omega 3

Avokadot janë gjithashtu një ushqim i mirë për lëkurën, sepse janë të pasura me elementë që luftojnë bakteret.

Përveç kësaj, këto produkte ushqejnë lëkurën edhe me yndyra të shëndetshme duke i dhënë asaj shkëlqimin natyral.

Kështu, përveç qumështit me drithëra në mëngjes, mbaj një dietë të balancuar edhe me acidet yndyrore, të cilat të ndihmojnë të kesh gjithmonë lëkurë rinore.