MENU
klinika

Efekti i Cristiano Ronaldos

Juve dyfishon të ardhurat pas ardhjes së CR7

10.12.2019 - 18:13

Transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventus ka pasur një ndikim shumë të madh te klubi italian, por edhe te sponsorët e bardhezinjve.

Para se sulmuesi portugez të linte Realin e Madridit, rrjetet sociale të Juventus kishin 49.7 milionë ndjekës, ndërsa sot numëron afro dyfishin, 83.7 milionë ndjekës.

Gjithashtu, ka edhe një rritje më shumë se dyfish i të ardhurave nga sponsorët kryesorë të Juventus. Para mbërritjes së Ronaldos, Adidas kishte sponsorizuar 23 milionë euro, ndërsa së fundmi shkoi në 51 milionë euro.

konica sportkonica sport mobile

Ndërsa një rritje të jashtëzakonshme kanë të adhurat nga sponsori Jeep. Nga 16 milionë euro para zbarkimit të CR7 në Milano, tashmë Juventus ka përfituar plot 50 milionë euro, pra trefish.

Edhe në aspektin personal Ronaldo ka rritje të ndjekësve në rrjetet sociale, pasi Juventus ka një numër të madh tifozësh anembanë botës dhe jo vetëm në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN