MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 17

Rikthehet Partizani, Skënderbeu ndal Kukësin

22.12.2019 - 17:55

Përfundojnë edhe dy ndeshjet e tjera të Kategorisë Superiore. Partizani ka vuajtur sërish, por rikthehet te fitorja pas 3 humbjesh, duke mposhtur 1-0 Vllazninë. Fiton edhe Kukësi 2-1 ndaj Skënderbeut.

Të kuqtë, të demoralizuar nga tri humbjet e fundit, e kanë pasur të vështirë në pjesën e parë. Shto edhe terrenin e rënduar, pjesa e parë nuk kishte gola në “Selman Stërmasi”.

Megjithatë, në minutën e 62-të Bitri do të zhbllokonte shifrat. Një gol që do të rezultonte vendimtar për fatet e takimit, pasi më pas edhe ritmi ka rënë ndjeshëm.

Në ndeshjen tjetër, Skënderbeu ka surprizuar Kukësin në minutën e 32-të, madje e ka mbyllur pjesën e parë në favor 0-1, duke shpresuar te kthesa.

Por në pjesën e dytë verilindorët kanë rritur ndjeshëm ritmin dhe në minutën e 60’ erdhi goli i barazimit nga Rroca. Situata do të komplikohej për Skënderbeun kur Asion Daja del me të kuq.

Pavarësisht se Kukësi insistoi fort në fund për të gjetur golin e fitores, verilindorët nuk ia dalin dot, duke lënë dy pikë me mjaft vlerë, pasi rivalët kanë fituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN