MENU
klinika

Presidenti tregon pasurinë

Rrëfehet Duka: Nga puna në Burrel, te FSHF

26.12.2019 - 22:24

Një tjetër nga figurë e përzgjedhur si “Personazhi i vitit” nga emisioni “Opinion” është presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Ai ka treguar se si ka nisur qasja e tij me futbollin duke patur parasysh që studimet e tij dhe më pas puna ka qenë e pritur te bota e biznesit dhe sipërmarrjes.

Nuk është e vërtetë që nuk kisha asnjë lidhje, në të vërtetë nuk kam patur asnjë lidhje me futbollin profesionist, apo me i ra topit. Futbolli është kaq shumë popullor në Shqipëri saqë asnjë nga ne nuk mendon se është specialist i keq, të gjithë mendojmë se jemi specialist të mirë.

Nuk ka qenë në ambiciet e mia që të jem ndonjëherë në Federatën e futbollit, madje nuk e kam ditur që ekziston si institucion në atë kohë. Po gjithsesi, ashtu erdhën rrethanat në atë kohë, pasi e fillon të rrëmben dhe topi më shumë se të gjitha dhe kjo lojë që është e bukur me gjithë sfidat, të mirat dhe të këqijat e vet,” – u shpreh ai.

Më pas Duka ka vijuar duke treguar më tepër rreth studimeve të tij si dhe dëshirave që ka patur përpara nisjes së tyre.

Më kanë caktuar se çfarë të studioj, po fatmirësisht më kanë caktuar mirë. Kam studiuar për ekonomi-industri në Universitetin e Tiranës. Ajo që kisha dëshirë, duke qenë pak dembel, nuk ishte ekonomia, thoja histori –gjeografi se është më kollaj.

U detyrova të studioja ekonomi dhe më emëruan në Burrel, kam punuar 4 vite në parkun e mallrave të Burrelit deri në vitet 90-të, pastaj u ktheva në Durrës dhe kam filluar iniciativën private,” – tha Duka.

Pyetjes nëse ka arritur të fitojë shumë me biznesin e tij kreu i federatës i përgjigjet kështu: 

Do të them të vërtetën? Asnjë lekë s’kam, por kam prona. Kam aq lekë sa kam pas në vitin 1991 kur kam filluar, aq kam dhe sot. Asnjëherë nuk më dilnin se duheshin për të plotësuar…atëherë duheshin 20 euro, sot mbase me shifra më të mëdha, por prapë duhen, asnjëherë nuk ka tepruar asnjë lekë cash. Punoj sikur do jem i pavdekshëm.”

Lidhur me stadiumin e ri “Air Albania” dhe debatet që ka patur për ndërtimin kullës, Duka ka theksuar se stadiumi i ri ndikon në cilësinë e futbollit dhe persona që vijnë për të parë ndeshje.

“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium, i cili plotëson të gjitha kushtet për të patur dhe për të organizuar ndeshje. Një stadium që besoj se ndikon jo vetëm në cilësinë e futbollit, por edhe të njerëzve që vijnë.

Balanca mendoj se është pozitive është një objekt i domosdoshëm dhe shumë i mirë për Shqipërinë për futbollin. Duke qenë në pozicionin e Federatës së Futbollit, për ne është më e mira e mundshme, sepse plotëson të gjitha kushtet e brendshme dhe nuk është se na prish ndonjë punë kulla.”

Presidenti Duka shprehet pozitiv lidhur me objektivat e Kombëtares për të arritur edhe njëherë suksesin e vitit 2016 ka klasifikimin e Evropian:

Kemi mundësi reale mendoj, Shqipëria ka mundësi reale. Unë mendoj se sot shqiptarët janë shumë më të zhvilluar se para 30 vitesh. Asnjë para vitesh nuk do ta mendonte që do të ishim këtu ku jemi, unë mendoj që kemi ecur shumë,” – përfundon Armand Duka./Marrë nga Opinion.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN