MENU
klinika

Disa këshilla

Rutina e mëngjesit për një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur

08.12.2019 - 08:56

Kujdesi për fytyrën është shumë i rëndësishëm për çdo vajzë. Kush nuk dëshiron të ketë një fytyrë të shëndetshme, të bukur dhe pa rrudha? Për këtë gjë duhet t`i kushtoni një rëndësi të veçantë kujdesit të fytyrës. Është e rëndësishme që në mëngjes të keni një rutinë të përditshme, që i kushtohet përkujdesit të fytyrës.

Rutina e mëngjesit duhet të përfshijë disa hapa.

1.Përdorni një vaj pastrues
Pastroni fytyrën nga papastërtitë që mund të jenë krijuar gjatë natës me një vaj pastrues. Ai e përgatit fytyrën për produktet e tjera që do të vendosni. Përhapeni në duar dhe më pas me lëvizje rrethore lyeni fytyrën. Shërlajeni më ujë të ngrohtë.

2.Pastrues me përmbajtje uji
Lani fytyrën me një larës me përmbajtje uji, jo vaji. Ai do ta pastrojë thëllë lëkurën duke hequr yndyrën dhe papastëritë e mbetura. Zgjidhni një larës me pH të ulët që nuk ju irriton lëkurën.

3.Mos harroni të përdorni tonikun
Përdorimi i tij shpesh anashkalohet dhe nuk i jepet rëndësi, por është shumë i rëndësishëm pasi rregullon pH e lëkurës dhe zbeh poret, si dhe hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Toniku është nuk duhet të anashkalohet sidomos nga ata që e kanë fytyrën të yndyrshme, pasi parandalon prodhimin e yndyrës së tepërt nga lëkura.

4.Përdorni serumin
Serumi është zgjidhje për probleme të ndryshme të lëkurës. Zgjidheni serumin në varësi të problemit që ka lëkura juaj. Aplikojeni atë në fytyë dukë filluar nga hunda dhe lëreni lëkurën ta përthith për 2-3 minuta.

5.Hidratoni fytyrën
Më pas aplikoni hidratuesin, të cilin duhet ta zgjidhni në varësi të llojit të lëkurës. Ai parandalon tharjen e lëkurës gjatë ditës. Mos harroni ta aplikoni edhe në qafë.

6.Gjithmonë përdorni kremin e diellit
Kremi i diellit nuk duhet anashkaluar as në ditët e ftohta të dimrit. Ai e mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit, si dhe parandalon rrudhat dhe njollat kafe.

7.Përdorni krem për pjesën poshtë syve
Lëkura poshtë syve është shumë delikate dhe aty formohen rrudhat e para, pasi është shumë e hollë. Prandaj mos harroni të aplikoni kremin e syve.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”