MENU
klinika

Presidenti i FIA-s në Tiranë

Todt: Shqipëria ka vullnet për motorsportet

14.12.2019 - 13:12

Numri 1 i automobilizmit botëror, Presidenti i FIA-s, Jean Todt, ndodhet në Tiranë për FIA Sport Regional Congres dhe FIA Prize Giving.

Në një konferencë të mbajtur për mediat këtë të shtunë, ish-drejtuesi i Ferrarit është shprehur se është e rëndësishme t’u mësojmë të rinjve si të sillen edhe në rrugë dhe jo vetëm për të drejtuar makinën në gara.

“Është një mundësi e mirë të ndodhemi këtu pas tërmetit që ndodhi, edhe për të treguar solidaritetin e komunitetit tonë. Shqipëria ka treguar vullnet të presë evente të motorsportit.

schumacher jean todt

Mbi të gjitha garat kart. Në vitin 2016 kemi mbështetur Autoclub Albania për programe të motorsport”, – tha Todt.

Ndërkohë, Presidenti i Auto Club Albania (ACA), Niko Leka, tha se në 2012 nuk kishte asnjë garë në Shqipëri, ndërsa tashmë situata është ndryshe.

“Në 2016 nisëm kartingun edhe eventin në Krujë. Në njërën anë Autoclub Albania po zhvillon sportin e Motorsportit, por zhvillimi i këtij kongresi është një mundësi shumë e mirë edhe për sigurinë në rrugë,” – u shpreh Leka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN