MENU
klinika

FA Cup

Arsenal “çlirohet” edhe në Kupën e Anglisë

06.01.2020 - 23:08

Nën drejtimin e Artetas, Arsenal merr fitoren e dytë radhazi. Londinezët kanë fituar minimalisht 1-0 kundër Leeds në ndeshjen e vlefshme për FA Cup.

Një ndeshje e vështirë për të besuarit e Artetës që viheshin përballë kryesuesve të Championshipit. Numri një i vendasve nuk kishte bërë shumë ndryshime, pasi preferoi të aktivizonte një pjesë të mirë të titullarëve.

Marcelo Bielsa aktivizoi ekipin e parë për të surprizuar “Topçinjtë”, por nuk ia doli mbanë. Goli i fitores u shënua në minutën e 53′ nga Nelsson. 20-vjeçari u gjend në vendin e duhur dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.