MENU
klinika

Serie A, Java 19

Inter shpërdoron fitoren me Atalantën

11.01.2020 - 22:52

Inter ka lënë dy pikë të vyera në fushën e vet, duke barazuar 1-1 me Atalanta-n. Inter nuk ka fituar asnjë ndeshje ndaj pesë ekipeve të para në renditje.

Heroi i ndeshjes ishte Samir Handanovic i cili ka pritur një penallti në fund të takimit, teksa Inter mbetet në krye me një pikë më tepër se Juventus, por një ndeshje më shumë.

Inter bëri një start ëndrrash teksa gjeti golin e avantazhit me Lautaro Martinez që në minutën e 4’ të takimit. Një tjetër kombinim me Lukakun dhe një tjetër gol për argjentinasin.

Mundësitë e barazimit për miqtë nuk munguan dhe në minutën e 75’ erdhi goli i shumëkërkuar dhe i merituar. Ishte Gosens ai që shfrytëzoi një pakujdesi të Candreva-s dhe shtyu topin në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN