MENU
klinika

Tundimi

Juve ofron 9 mln euro pagë, ikën Donnarumma?

11.01.2020 - 13:31

Rikthehen kërkesat për portierin e Milan-it, Gianluigi Donnarumma, i cili ka edhe 1 vit e gjysmë kontratë si kuqezi. Drejtuesit milanezë e kanë biseduar shpeshherë temën e rinovimit të “gardianit”.

Por Mino Raiola, menaxheri i Donnarumma-s ka marrë kohë deri më sot, nisur edhe nga fakti se për klientin e tij ka një interes shumë të madh nga klubet më të mëdha të Europës.

Më shumë se kushdo tjetër, është Juventusi destinacioni kryesor, i cili nënvizohet se është gati që të kthehet në sulm me një ofertë për futbollistin, e cila është vërtet e parezistueshme: 9 milionë euro neto në sezon.

Një shifër kjo shumë herë më e lartë sesa 6 milionët që Donnarumma përfiton aktualisht te Milani dhe kërkesa e Raiolës prej 7 milionë eurosh, sezonin e kaluar, për të nisur bazat e rinovimit me kuqezinjtë.

Por nuk është vetëm paga që tundon portierin e Milanit. Mospjesëmarrja në Champions League, situate jo e mirë e kuqezinjve në Serie A, që kanë mbetur jashtë Europës, janë arsye të tjera.

Për të mbajtur vendin e titullarit tek Italia, Donnarumma-s i duhet një skuadër që lufton për titull, ose të paktën të marrë pjesën në Champions. Oferta e Juves ka trazuar ujërat në kampin e Milanit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të rinovojë apo të shitet?

Donnaruma dhe Milani janë në dilemë!