MENU
klinika

Me të drejtë blerjeje

Milan zyrtarizon blerjen më të fundit

13.01.2020 - 13:58

Flitej prej ditësh se do të vishej kuqezi, por vetëm sot Simon Kjaer është zyrtarisht futbollisti i ri i Milanit, me formulën e huazimit me të drejtë blerje për thuajse 3,5 milionë euro.

Aventura e fundit e danezit ishte në Bergamo, tek Atalanta, teksa kartoni i tij i përket Sevilla-s. Ndërkohë, pasi danezi është zyrtarizuar, do të prezantohet ditën e enjte, por në fushë pritet të zbresë që në Kupën e Italisë, ndaj SPAL, në “San Siro”.

Jo vetëm ai, por edhe ish-portieri i Bournemouth, Begovic, që do të zyrtarizohet së shpejti dhe prezantohet, pritet të zbresë titullar ditën e enjte.

Motivi lidhet me gjendjen zike jo fort të mirë të Donnarumma, i cili ka marrë një goditje nga Cerri në sfidën ndaj Cagliarit. Madje Asmir Begovic mund të luajë edhe ndaj Udineses në “San Siro”.