MENU
klinika

Nga Prof. DR. Fadil Maloku

Mos qofsha në lëkurën e Isa Mustafës!

18.01.2020 - 14:40

1. Pozicionimi i ngurtë i LDK-s, ku qëndrimet dhe veprimet e saj publike është duke i ndërtuar ekskluzivisht sipas kutit të grupeve të interesave klanore, e jo interesave partiake e sidomos atyre qytetare, e klasifikojnë ate si parti tipike socioncentriste!

2. Sepse, të jesh i orjentuar dhe i përqendruar si subjekt që e shquan vetën si bartëse e fanatike e shtetndërtimit dhe institucionalizmit e ndërkohë, të mbrosh interesa klanore dmth, të jesh e pa artikuluar, e pa kuptuar, madje edhe e pa sinqertë ndaj elektoratit tënd, nuk është bash fer!?

3. Pra, sociocentrizmi tipik i LDK-s, manifestohet edhe si ikje nga papërgjegjësia e këtyre grupeve ndaj liderit partiak, Z. Isa Mustafa.Thënë edhe më thjeshtë, LDK-n e udhëhequr nga Isa Mustafa, po e karakterizon shumë grupocentrimi, lokalizmi, e sidomos tribalizmi social, gjë që atij i pamundëson vendimarrje ma efektive, më të shpejt, e dosido edhe ma karizmatike