MENU
klinika

21 vjet karrierë

Nga Malmoe te Milan, Ibra luan dekadën e katërt

09.01.2020 - 19:05

Zlatan Ibrahimovic, me prezencën e tij në ndeshjen ndaj Sampdorias, nisi zyrtarisht dekadën e katërt në karrierën e tij, si rrallëkush në historinë e futbollit.

Suedezi bëhet futbollisti që ka luajtur mbi katër dekada në futbollin e nivelit të lartë; përkatësisht në vitet 1990, 2000, 2010 dhe tani, në vitet 2020.

Dekada e parë identikohet me skuadrën e tij të vendlindjes, Malmoe. Dekada e dytë përfshin eksperiencat tek Ajax, Juventus dhe Inter.

Dekada e tretë nënkupton fanellat e Barcelonës, Milanit, PSG, Manchester United dhe LA Galaxy. Dekada e katërt nisi me Milanin, në epokën e dytë të gjigantit suedez.

messi henry ibrahimovic
messi henry ibrahimovic

Ky rrugëtim i gjatë e mbresëlënës nisi nga Malmoe dhe vazhdon te Milan. Ai u duatrokit e brohorit gjatë nga tifozët në “San Siro”, në minutën e 55-të, kur u hodh në fushë, por Milani nuk mundi ta gjente rrugën e golit edhe me të.

Në eksperiencën e tij të mëparshme në këtë klub, Ibrahimovic e ndihmoi Milanin të tojë titullin e Serie A në sezonin 2010-2011. Ky është edhe trofeu i fundit i madh i kuqezinjve. Ai u transferua te PSG, në fund të sezonit vijues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re

Jo vetëm të bukur, por edhe me peshë

Nga Ibra te CR7, 10 golat “perla” të dekadës