MENU
klinika

Në limitet e merkatos

Talenti kuqezi i bashkohet Napolit

31.01.2020 - 20:57

Një koloni shqiptarësh po krijohet te Napoli. Pas Hysaj dhe Rrahmanit (do të shkojë në verë sipas marrëveshjes), Kleis Bozhanaj është pjesë e klubit të kaltër dhe fillimisht do të luajë me të rinjtë.

18-vjecari, që është pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, kohët e fundit ishte pjesë e Empolit. Boazhanaj ka dalë nga akademia e Dinamos në vendin tonë.

Ai aktivizohet si mesfushor i avancuar, por edhe si sulmues i dytë. Këtë sezon ai është aktivizuar në dhjetë ndeshje dhe ka arritur të realizojë një gol me të rinjtë e Empolit.

Bozhanaj shihet si një prej talenteve më premtues dhe e ardhmja e kombëtares sonë. Pas paraqitjeve të mira me Empolin ai ka rënë në sy të skautëve te Napolit dhe e morën në ekip.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN