MENU
klinika

Ndeshja e 10 janarit në “Air Albania”

Yjet e Shqipërisë që do të luajnë në miqësore

05.01.2020 - 13:32

Siç është bërë e ditur, më 10 janar, në stadiumin “Air Albania” do të luhet një ndeshje shumë e veçantë, me futbollistë që kanë bërë histori në futbollin shqiptar e turk, kampionë të Europës me Greqinë dhe kampionë të botës me Italinë.

Nga Shqipëria do të marrin pjesë futbollistë të cilët i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar ndër vite, duke qenë shtylla e kësaj kombëtareje që është sot.

Në profilin e tij në “Instagram”, Andi Lila ka publikuar listën me futbollistët që do të jenë në këtë ndeshje, teksa edhe disa të tjerë ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në këtë listë të publikuar bëjnë pjesë futbollistë që kanë luajtur ndër vite me kuqezinjtë, por edhe Nderim Nexhipi e Artim Shaqiri që kanë luajtur për Maqedoninë e Veriut, megjithatë, përfaqësojnë shqiptarët e Iliridës.

Lista e futbollistëve: Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arian Beqaj, Artim Shaqiri, Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Debatik Curri, Nevil Dede, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi, Ardian Aliaj. Trajner: Ilir Shulku.

Pra, janë 18 futbollistë, por priten të paktën edhe 4 të tjerë të konfirmohen. Do të jenë dy gjysmëfinale dhe një finale, për ta bërë sa më spektakolare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ndeshja humanitare në “Air Albania”

Miqësorja, në fushë De Biasi, Zambrota, Tare…

Më 10 janar në “Air Albania”

Çmimet e biletave në miqësoren e yjeve


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak