MENU
klinika

Në pranga drejtuesi i mjetit

Aksident tragjik, humb jetën një 49- vjeçare

16.02.2020 - 21:40

Një aksident me pasojë vdekjen e një 49- vjecareje ka ndodhur në Malësinë e Madhe. Një automjet i drejtuar nga Besnik Jubani ka përplasur për vdekje Albana Çulajn në fshatin Pjetroshan.

Njoftimi i policisë:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak:
Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.