MENU
klinika

Ka një surprizë

Futbollistët me më shumë asiste në 4 vite

13.02.2020 - 14:31

Për të fituar zemrat e tifozëve duhet të zotërosh grintë, elasticitet dhe finalizim. Kjo i ka kthyer sulmuesit nga e gjithë bota në idhujt e shumë tifozëve, të cilët bëjnë çmendurira vetëm për t’i takuar një herë të vetme.

Më të privilegjuar duket se kanë qenë ata të Manchester City, që me një motor si Kevin de Bruyne ia dolën të korrnin suksese në fushën e blertë.

Mesfushori belg ka dhënë plot 51 asiste në 4 vitet e fundit, 15 prej të cilave deri në këtë pikë të edicionit. Pas tij renditet Thomas Muller. Gjermani ka ndihmuar Bayern Munich me 47 asiste prej sezonit 2016-2017.

Podi plotësohet nga Lionel Messi. Argjentinasi dha 3 asiste në ndeshjen e fundit me Barcelonën, duke e dërguar në 45 numrin e asisteve në 4 edicionet e fundit.

Surpriza mund të cilësohet Emil Forsberg. Lojtari i Leipzig ka dhënë 30 asiste për gjermanët për t’u kthyer në një element kryesor te Demat. Në “Top 20” për asiste në 4 vitet e fundit gjenden edhe futbollistë si Griezmann, Sarabia dhe Mertens.