MENU
klinika

Rezultati më i mirë i vitit

Izmir Smajli shpallet sërish kampion Ballkani

15.02.2020 - 15:33

Atleti shqiptar i kërcimit së gjati Izmir Smajlaj u shpall përsëri kampion Ballkani në salla të mbyllura. Në garat e zhvilluara në Turqi, shkodrani zuri vendin e parë.

Atleti ynë kërceu 7.91 m, duke përmirësuar me 1 cm garat e këtij viti në aspektin personal. Një rezultat që tregon se ai ka lënë pas dëmtimin dhe synon të tjera rezultate.

Kujtojmë që Smajlaj mori medalje ari edhe në Beograd para dy vitesh sallat e mbyllura, duke vendosur edhe rekord kombëtar. E gjithë vëmendja tani është nëse atleti arrin të kapë normat për në Tokyo 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë