MENU
klinika

Luftëtari rus

Khabib kërcënon UFC-në dhe McGregor

14.02.2020 - 15:25

Luftëtari rus i arteve marciale mikse, Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, ka konfirmuar edhe një herë se nuk është në planet e tij një duel me Conor McGregor.

Rusi do të mbrojë në prill titullin kampion ndaj Tony Ferguson. Ndërkohë që përflitet se fituesi i këtij dueli do të përballet me irlandezin, ide që është mbështetur edhe nga Dana White, presidenti i UFC-së.

“McGregor pas Ferguson? Do të jem unë ai që do të vendos për rivalin e radhës dhe jo UFC-ja. Nëse dëshiron të duelojë sërish me mua, duhet të zbresë në peshë dhe të fitojë 10 përballje radhazi dhe jo një. Për mua, le të vazhdojë të duelojë me rivalë të dorës së dytë”, – u shpreh Khabib.