MENU
klinika

Foto

Bukuroshja që i çmendi të gjithë në klipin e Capital T

14.02.2020 - 09:27

Zbulimi i identitetit të vajzës brune simpatike që është pjesë e klipit më të ri të Capital T, u kthye në një mision për të gjitha mediat dhe fansat e këngëtarit, që pas postimeve të tij enigmatike!

Pak orë më parë, Capital T zbuloi dhe fytyrën e vajzës mistërioze që i çmendi të gjithë! Shumë zemra vajzash theu Capital T me videon e saj, dhe të gjitha donin të dinin vetëm një gjë: “Kush është ajo!” Shumë emra u përfolën dhe madje edhe ne ramë në grackën e disa prej aludimeve që u përfolën dje, por më në fund e kemi një emër dhe ja ku po jua zbulojmë të gjithëve!

 

View this post on Instagram

 

“JE T’AIME” ? Nesër – 14:02

A post shared by Capital T (@truekapo) on

E pra a jeni gati? Vika Gosh quhet modelja simpatike që është pjesë e klipit të Capital T të xhiruar në kryeqytetin e dashurisë, Paris. Emrin e ka konfirmuar vetë Capital T, ndaj këtë herë nuk kemi aspak dyshime! Dhe mos u nxitoni të shihni profilin e saj, pasi Vika e ka privat! Pozat romantike të dyshes në klipin e ri nuk janë aspak për t’u befasuar pasi ajo është thjesht modelja e klipit të tij më të ri, i cili publikohet sot në ditën e të dashuruarve.

Trimi ka lajmëruar se kënga e re dedikuar dashurisë do të titullohet “Je t’aime” dhe do të publikohet sot në orën 14:02. Jemi kuriozë të shohim pak romanticitet sot mes Kapos dhe modeles brune në videoklip!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN