MENU
klinika

"Qytetarët" rrezikojnë edhe në Premier League

Man Cityt mund t’i hiqet edhe një titull kampion

16.02.2020 - 12:09

Manchester City rrezikon tashmë edhe një dënim nga Federata Angleze pas pezullimit për dy vite nga UEFA në Champions, ndërsa mediat britanike thonë se është në rrezik edhe titulli e sezonit 2013-2014.

Kjo sepse City u dënua për thyerje të rregullave financiare gjatë periudhës 2012-2016 dhe nëse Federata Angleze vendos ta dënojë duke i hequr pikë, titulli i 2014-ës rrezikohet ndjeshëm, pasi atë sezon “Citizens” triumfuan me vetëm dy pikë më tepër se Liverpool.

Deri tani asnjë nga klubet nuk janë shprehur për dënimin e Manchester Cityt, ndërsa tashmë skuadra në pronësi të sheikëve arabë rrezikon të shpërbëhet, sepse pa Europë, pritet të largohen të gjithë yjet me radhë.

I pari që do të lërë qytetarët pritet të jetë trajneri Pep Guardiola, që me shumë gjasë do të ndiqet nga emra si Sterling, De Bruyne, etj., të cilët nuk kanë ndërmend t’i mohojnë vetes garimin në Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN