MENU
klinika

Pas dënimit unik

UEFA e përjashton nga Champions, reagon City

14.02.2020 - 21:29

UEFA ka dhënë një lajm tronditës për Manchester City-n, teksa ka dënuar kampionët e Anglisë me dy vite përjashtim nga Champions League. “Qytetarët” janë dënuar edhe me 30 milionë euro gjobë nga institucioni më i madh në Europë.

Një vendim i tillë përitej prej kohësh në korridoret e kampionëve, por tani ka ardhur vendimi i formës së prerë që bën që kampionët e Anglisë të mbeten jashtë Europës për sezonin 2020-21 dhe 2021-22.

Vendimi u mor për shkak të shkeljeve në rregullat e licencimit dhe lëvizjes së lojtarëve në mënyrë të parregullt në vitet 2012-16. Një vendim i tillë mund të ulë shumë nivelin e klubit dhe City mund të përballet me një eksod lojtarësh.

Manchester City ka reaguar menjëherë: “Jemi të zhgënjyer, por jo i befasuar nga vendimi i sotëm i UEFAs. Klubi ka kërkuar gjithmonë gjykimin nga një institucion i pavarur dhe të paanshëm.

Klubi do të kërkojë një gjykim të paanshëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe, për rrjedhojë, do t’i drejtohet Gjykatës së Arbitrazhit të Sportit në mundësinë e parë që do të ketë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbret nga froni Manchester City

10 klubet më të pasura të futbollit