MENU
klinika

Pas pezullimit në Champions

City rrezikon zbritjen në kategorinë e katërt

15.02.2020 - 12:17

Penalizimi për dy vjet i Manchester City në Champions League mund të ketë konseguenca të tjera. Klubi mund të dënohet nga federata angleze dhe mund të zbresë në League Tëo, ose ndryshe kategoria e katërt e futbollit në Angli.

Një lajm të tillë e raportojnë mediat angleze, sipas të cilave, Manchester City ka thyer rregullat edhe në Angli, sepse informacionet që jepen në UEFA për sa i përket licencimit dhe përtimeve nga sponsorët, duhet të jenë të njëjta me ato çfarë pasqyrohen në Angli.

Tashmë gjithçka është në dorë të federatës angleze, por një skenar i mundshëm është edhe vendimi drastik, pasi së fundmi disa dënime janë bërë edhe më të rrepta dhe Manchester City mund të bëhet shembull.

Do të ishte falimentimi më i madh në dekadën e fundit, pasi City I ka dhënë tonin Premier League dhe jo vetëm. Klubi mund të përballej me një eksod lojtarësh dhe natyrisht edhe të stafit teknik me në krye Guardiolën.