MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 21

Partizani bën detyrën, ndalet Teuta

08.02.2020 - 18:53

Ashtu siç pritej, Partizani ka fituar ndeshjet e shtëpisë, 2-0 ndaj Flamurtarit. Pikë të rëndësishme për të kuqtë në objektivin për titull. Ndërsa Teuta është ndalur në limite, 1-1 në Durrës ndaj Luftëtarit.

Partizani është zhbllokuar në minutën e 61-të me anë të një penalltie. Çinari është treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, që u fitua nga Solomon.

Dhjetë minuta më pas Trashi dyfishon shifrat pas një veprimi individual në zonë. Partizani ngjitet në vendin e tretë, 7 pikë larg kreut.

Ndërsa Teuta është ndalur 1-1 në shtëpi nga Luftëtari. Protagonist i golit të parë ishte Vila me një roveshatë, teksa topi i përplasur në shtyllë shkon te këmbët e Gomez dhe ai nuk fal me portën bosh në 15’.

Kur u mendua se durrsakët morën tri pikë, gjirokastritët surprizojnë në 89’ me Likën. Një gol që lë Teutën në vendin e gjashtë, duke humbur dy pikë në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 21

Mjafton 1 gol, mrekullia e tetë e Tiranës