MENU
klinika

Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s

Broja në ekipin e parë, debuton ndaj Liverpool?

02.03.2020 - 18:02

Armando Broja merr ftesën në ekipin e parë të Chelsea-t. Paraqitjet e jashtëzakonshme me të gjitha ekipet e moshave dhe golat e vazhdueshëm i janë shpërblyer sulmuesit shqiptar. Një ftesë nga Lampard kishte kohë që përflitej nga mediat angleze.

Trajnerit të bluve të Londrës, me sa duket, i ka pëlqyer ajo çfarë ka parë në “Stamford Bridge” fundjavën e shkuar, ku në çerekfinalen e FA Cup mes Chelsea U-18 dhe Millëall U-18, ishte pikërisht Broja që do të vendoste fatin e takimit. Një gol me roveshatë u mohua nga arbitri, ndërsa tjeri që do të mbante firmën e shqiptarit do të zgjidhte edhe ndeshjen.

Kështu, Lampard nuk ka pritur më gjatë për ta afruar Brojën me ekipin e parë. “Sport Ekspres” konfirmon se futbollisti 19-vjeçar i është bashkuar grupit të lojtarëve të ekipit A, me të cilët është grumbulluar në hotelin ku do të qendrojnë yjet londinezë.

Kështu Broja do të jetë nën urdhërat e Lampard për ndeshjen e nesërme që Chelsea luan në FA Cup me një kundërshtar të rëndësishëm si Liverpoo i Klopp-it.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luajnë te Barça, Chelsea dhe Juve

Tre sulmuesit kuqezi të së ardhmes

Shkëlqejnë futbollistët e Kombëtares

Skuqet fundjava në Europë, 5 gola nga legjionarët