MENU
klinika

Një mesazh për fansat

E pabesueshme por Enca po e shijon karantinën!

19.03.2020 - 08:52

Enxha Haxhia, këto ditë izolimi po i jeton si të gjithë, në shtëpi me motrën dhe të ëmën.

Si të gjithë këngëtarëve, edhe Encës i janë prishur planet për koncertet apo projektet e reja që kishte për të realizuar, nga pandemia e koronavirusit, ama këto ditë i kanë bërë shumë mirë, sepse po kalon më shumë kohë më të dashurit e saj, si edhe ka kohë të merret me gjërat që ndoshta nuk kishte për t’i prekur kurrë me dorë.

Në një lidhje direkte më “Rudina”, pasditen e djeshme, Enca tregoi se kishte harruar edhe si dukej me grim që nga dita e parë e izolimit.

E pyetur nga Rudina si po i kalon këto ditë të vështira, Enca tha: “2-3 ditët e para e kisha shumë të vështirë, por tani po e kaloj kaq mirë, saqë nuk e di si do përshtatem me jetën reale kur të fillojë sërish normaliteti.

Është koha, shtoi Enca më tej, të mendojmë më pozitivisht, pavarësisht se kjo periudhë është njëlloj e vështirë për të gjithë: “Po sikur ta shohim më pozitivisht? Në gjithmonë ankohemi se nuk kemi kohë të rrimë me familjen, të bëjmë këtë gjë, të bëjmë atë? Le t’I bëjmë tani që kemi kohë të gjitha ato që nuk kemi mundur… Edhe Toka do kohë të marrë veten. Të gjitha këto do të kenë një impakt pozitiv kur jeta të fillojë normalisht…”

Si e kalon kohën ajo vetë? “Ka gjithmonë gjëra për të bërë në shtëpi”, – thotë këngëtarja, e cila, për momentin po rregullon objektet teknologjike, por pak më vonë do të ketë edhe një lidhje direkte me fansat në Instagram. Ju e dini, lidhjen me ta, Enca e ka shumë të ngushtë.

Dhe nga shtëpia e saj, të gjithë fansave dhe publikut që e ndjek, u dërgon të njëjtin mesazh: “Rrini në shtëpi!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këndon edhe në gjuhën kurde

Enca Haxhia performancë në Kurdistan

I ati i saj ndërron jetë

Enca përjeton humbjen e madhe