MENU
klinika

11 emrat

Formacioni i futbollistëve më të këqinj të historisë

24.03.2020 - 21:16

Me siguri në mendjen tuaj ju mund të radhisni 11 futbollistët më të ashpër në fushë. Por nëse mendoni se Felipo Melo, Sergio Ramos apo ndonjë tjetër janë më të këqinjtë, gaboheni.

Mes kasapësh, kriminelësh dhe profesionistëve të grushteve e shqelmave në fytyrë e kudo, është kjo skuadra më e frikshme që ka parë ndonjëherë historia e futbollit…

PORTIERI – Mes shtyllave, pa asnjë dyshim emri i duhur është ai i Omar “Macja” Ortiz, i deastinuar për t’u bërë portieri titullar i Kombëtares së Meksikës, por në vitin 2010 ai u skualifikua për doping.

Pikërisht gjatë kësaj periudhe dënimi, ai vendos që të punojë me një bandë narko-trafikantësh, të cilët e bëjnë pjesë atë në të paktën tri grabitje masive. Procesi vendos që ta dënojë Ortizin me “asgjë” përveçse 75 vite burg, për t’u kaluar në ato qelitë “komode” meksikane.

MBROJTËS I MAJTË – Mëngjerashi i prapavijës është Siril Rul. Ky emër ndoshta nuk do t’ju thotë shumë, por do ju duhet të mjaftoheni me faktin se ai ka qenë një ndër futbollistët më të ashpër dhe më të ligj të historisë së futbollit francez.

Shifrat për të flasin qartë: 187 kartonë të verdhë dhe 25 kartonë të kuq. Mendoni që tifozët e adhuronin atë, aq sa në stadium shiheshin bluza të personalizuara në të cilat shkruhej: seks, drogë dhe… Siril Rul.

QENDËRMBROJTËS – Në mes të prapavijës nuk mund të ishte asnjë tjetër përveç Andoni Goikoeçeas, i quajtur ndryshe edhe “kasapi i Bilbaos”. Ai mbahet mend sepse me një faull arriti që të frakturonte kaviljen e Diego Armando Maradonës (kur Diego luante te Barcelona) në 3 vende të ndryshme. Pas atij faulli makabër javët pezullim që mori ishin 8.

Por çrregullimi mendor i këtij futbollisti ishte ai i të konfirmuarit pak muaj më pas se, atletet me të cilat shkaktoi atë faull i ruante ende sot e kësaj dite në një kuti prej qelqi, në dhomën e ndenjes.

QENDËRMBROJTËS – Ramon Aguirez Suarez (Estudiantes), protagonist i një prej ndeshjeve më të dhunshme të historisë së futbollit. Ishte viti 1969…Milan udhëtoi në “Bombonera”, për të luajtur ndeshjen e kthimit të Kupës Libertadores.

Pas humbjes në takimin e vajtjes, gjatë nxehjes në stadium, Ramon u kërkoi tifozëve që t’i derdhnin kafe të nxehtë kuqezinjve në kokë e në trup kur të zbrisnin në fushë, ndërsa shokëve të tij që t’i godisnin me top në trup kundërshtarët.

MBROJTËSE E DJATHTË – Për të kompletuar repartin e prapavijës kemi gërmuar dhe e përzgjedhura është një femër, Elizabet Lambert, protagoniste e kampionateve universitare amerikane.

175 centimetra degjeneratë e gjallë, videot e të cilës ende sot e kësaj dite janë virale në ëeb. Ajo u bë e famshme prej sjelljeve të saj të dhunshme ndaj kolegeve femra, aq sa Komisioni Ndërkombëtar i SHBA-ve vendosi që ta përjashtojë përjetë nga fushat e futbollit adoleshenten kriminele.

SHKATËRRUES – Mesfushori mbrojtës i këtij formacioni që është pak ta quash të frikshëm është Gerrardo Bedoja, kasapi kolumbian që nuk mund të mungonte në këtë skuadër për një arsye të thjeshtë: mban rekordin e përjashtimeve në historinë e futbollit, plot 41 karton të kuq.

Ai quhej “Gjenerali”, sepse ishte i lig dhe i pashpirt, njësoj si shefi i forcave të armatosura kolumbiane.

MESFUSHOR – Në shtyllën kurrizore të skuadrës nuk mund të mungonte “bastardi” Stig Tofting, të cilin nuk do doje ta kishe as shok skuadre. Mendoni që në vitin 2002, gjatë periudhës së Botërorit, danezi rrahu shokun e përfaqësueses, Gronkjaer, pasi ky i fundit reagoi keq, pas një shakaje të tij.

Ose në vitin 2004 ai rrahu i vetëm disa shokë të skuadrës në mbrëmjen e Vitit të Ri. “Gjeniale” ishte fakti kur ai vendosi të hapë një lokal, në qytetin e tij të lindjes, por kryebashkiaku ia anuloi lejen, për shkak të njohjeve aspak të mira.

MESFUSHOR – Vin Jones bën më komplet repartin e masakruesve. Një lojtar që mund të krenohet me kartonin e verdhë më të shpejtë të historisë së futbollit, pas vetëm 3 sekondash. Statistikisht ai është lojtari i dytë më i dhunshëm i historisë së Premier League me Jones që meriton edhe një skualifikim prej 6 muajsh.

Arsyeja? Ai vendosi që të bëjë një dokumentar me të gjitha faullet e dhunshme të karrierës së tij. Federata Angleze nënvizoi se ky dokumentar prishte imazhin e futbollit në ishull dhe Jones vendos ta lërë këtë sport pa mërira dhe udhëton në SHBA, ku i futet profesionit të aktorit, në Hollyëood. Dhe bëhet edhe më i famshëm se sa në futboll…

KAPITENI – Në mesfushën me 4 futbollistë, ai që “meriton” edhe shiritin e kapitenit të kësaj skuadre kriminelësh është Joey Barton. Përveçse një historie të pafundme kartonësh të verdhë, gjërat më të çmendura ai i ka bërë jashtë fushës së lojës. Në vitin 2004 i fiku cigaren në sy një djaloshi të skuadrës së të rinjve. Në vitin 2005 largohet nga grumbullimi, pasi rrahu një tifoz 15-vjeçar të Evertonit.

Disa muaj më pas sulmon shokun e skuadrës Dabo, duke i shkaktuar shkëputjen e retinës së syrit…Në vitin 2007 rreh një tjetër 16-vjeçar, ndërsa në 2008-n dënohet me 6 muaj burg, pasi shkaktoi një sherr masiv në Liverpool.

SULMUES – Në repartin ofensiv, ai që tërheq skuadrën është Troy Deeney, i vetmi lojtar ende sot e kësaj dite në aktivitet.

Po flasim për njërin që pas një dënimi me 10 muaj burg, për sherr në vitin 2012, atij iu desh të luante disa ndeshje me një byzylyk elektronik të lidhur në kavilje. Nëse doni ta shihni “live”, sot e kësaj dite ai luan për Watford.

SULMUES – Ai që kompleton këtë skuadër të çmendurish është Duncan Ferguson, i vetmi lojtar i historisë që ka përfunduar në burg për një faull në fushën e lojës. Jemi në vitin 1994…Luhej një sfidë anonime mes Rangers dhe Rovers, kur Ferguson vendos që të lëshohet me kokë me 200 kilometra në orë me ndaj kundërshtarit.

Kështu, vetëm në moshën 26-vjeçare, muskulozi Duncan e gjen veten që të ndajë qelinë me shpërndarës droge, vrasës, grabitës dhe përdhunues, eksperiencë kjo që do ta bëjë të lërë përgjithmonë vendlindjen e tij dhe të përjashtohet nga kombëtarja skoceze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset