MENU
klinika

Propozimi i fundit

Mënyra se si NBA do që të shpëtojë sezonin

27.03.2020 - 16:18

Eventet sportive nëpër botë po mundohen të shpëtojnë sezonet e tyre, sidomos të atyre që janë në mbyllje e sipër. NBA po vlerëson shumë mënyra për të përfunduar sezonin 2019-2020, pasi ndërprerja e tij do të sillnte një humbje prej 1 miliardë dollarësh.

Sipas mediave amerikane (Washington Post dhe CNBC), ideja më e fundit është zhvillimi i një turneu në Las Vegas. Në këtë rast, do të anulohej pjesa e mbetur e sezonit të rregullt, duke krijuar një turne për të përcaktuar ekipet që do të shkojnë në fazën play off.

Në këtë turne marrin pjesë ekipet me rekordin më të dobët. Më pas nis raundi i parë çerekfinal, jo më me 7 ndeshje, por me 5 (kualikohet më tej ekipi që ton 3 ndeshje). Ky sistem do të vijojë më pas edhe më fazën gjysmëfinale e në fund atë nale të secilës Konferencë si dhe finalen e madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një lojtar i Utah Jazz del pozitiv

Ndalet basketbolli, pezullohet Euroleague dhe NBA