MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Mposhten Kukësi e Partizani, Tirana nis festën

09.03.2020 - 19:54

Kanë përfunduar dy sfidat e fundit të javës 26-të në Kategorinë Superiore në futboll. Skënderbeu ka fituar 2-1 ndaj Kukësit në Korçë, duke barazuar Lacin në renditje në vendin e tretë.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Bregu në 22’ dhe Dita në 34’ kaluan në avantazh të dyfishtë Skënderbeun, ndërsa Et’hemi në 40’ ngushtoi në 2-1. Pjesa e dytë ishte e hapur, por nuk pati gola.

Ndërsa Partizani pëson humbjen e tretë radhazi. Ishte Vllaznia që e mposhti 1-0 në Shkodër. Gilman Lika në 35’ vendosi fatet e takimit me një penallti. Të kuqtë precipitojnë në renditje dhe Europa është në rrezik, ndërsa shkodranët janë afruar me mesin e renditjes.

Nga kjo situatë përfiton Tirana, që tashmë është 9 pikë nga vendi i dytë. Kur mbeten edhe 10 javë deri në mbyllje, bardheblutë kanë në dorë të vet titullin kampion, që mungon prej vitit 2009.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 26

Dita e surprizave, ngecin Teuta dhe Bylis