MENU
klinika

Lazio rinovon kontratën

Pagat te klubet, Strakosha kalon të gjithë kuqezinjtë

24.03.2020 - 13:03

Sipas mediave italiane, Thomas Strakosha do të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2025, ku do të ketë një dyfishim të rrogës. Momentalisht “gardiani” shqiptar merr 1 milionë euro në sezon, teksa me kontratën e re, do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Në rast se arrihet akordi, atëherë portieri do të bëhej futbollisti me përfitimin më të lartë nga futbollistët e kombëtares. Ndërkaq, për t’u përmendur edhe fakti se për Strakoshën ka oferta nga klubet angleze teksa në disa raste është përmendur emri i Tottenham.

Lazio e rriti Strakoshën, teka e mori për vetëm 80 mijë euro nga Greqia. Portieri titullar tashmë vlen 25 milionë euro në treg, aq sa edhe Marash Kumbulla, dy futbollistët shqiptarë të Kombëtares me vlerësimin më të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Inter bleu Lukakun për 75 mln euro

Igli Tare e ndërtoi këtë Lazio me 57 mln euro