MENU
klinika

Premier League, Java 29

United triumfon në derbi, shpresa për Champions

08.03.2020 - 19:31

Manchester United fiton për herë të tretë në derbi këtë sezon ndaj Manchester City, dy herë në Premier League dhe njëherë në kupë. Sot Djajtë e Kuq fituan 2-0 në “Old Trafford”, duke mbajtur gjallë shpresën për një vend në Champions League.

Një ndeshje karakteri e vendasve, që treguan edhe njëherë tjetër se janë ata dominuesit e qytetit të Manchester. Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 30-të nga Martial.

Ndeshja pati edhe plot raste të tjera, por goli i dytë për United do të vinte vetëm në sekondat e fundit, pas një gabimi të portierit Ederson dhe McTominay nuk fal me një kalibrim nga distanca.

Një humbje që djeg vetëm për tifozët e City-t, pasi në renditje për miqtë nuk ndikon, që duket se e kanë siguruar vendin e dytë dhe luftojnë në fronte të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN