MENU
klinika

Nga Messi, te Maradona

10 golat më të klikuar në rrjetet sociale

29.04.2020 - 18:55

Historia e futbollit ka prodhuar gola të paharrueshëm dhe me shumë peshë. Megjithëse Maradona realizoi kundër Anglisë në vitin Kupën e Botës 1986 “Golin e Shekullit”, goli më i ndjekur në kohën e rrjeteve sociale është ai i yllit të Barcelonës, Lionel Messi, kundër Real Madrid në sezonin 2016-2017 në “Santiago Bernabeu”.

Fituesi i 6 “Topave të Artë” shënoi golin vendimtar në triumfin 2-3 ndaj rivalëve të përjetshëm të Real Madrid në momentet e fundit të ndeshjes. Ngritja e fanellës para tifozëve madrilenë në shtëpinë e këtyre të fundit konsiderohet një nga momentet më madhështore në historinë e futbollit.

I dyti vjen goli “banane” i Roberto Carlos kundër Francës në miqësoren me Brazilin në vitin 1997. E konsideruar si goli që theu ligjet e fizikës është klikuar 24.5 milion herë. Në vendin tretë është goli i ish-ikonës së Anglisë, Beckham në vitin 2001 kundër Greqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jo vetëm të bukur, por edhe me peshë

Nga Ibra te CR7, 10 golat “perla” të dekadës


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak