MENU
klinika

Mendimi i Sebastian Vettel

“Formula 1 vlen edhe me 10 gara, por me tifozë”

21.04.2020 - 12:11

Sebastian Vettel thotë se titulli i kampionatit botëror të Formula 1 do të ishte i vlefshëm edhe nëse sezoni 2020 përfundon me 10 gara, si pasojë e pamundësisë për të zhvilluar 22 gara sipas programit të këtij viti. Pandemia koronavirus ka prishur shumë plane dhe Formula 1 tani është e pasigurt për sa gara do të jetë në gjendje të zhvillojë këtë vit.

Një ide që po shqyrtohet është të fillojë sezonin në Austri në Korrik me dyer të mbyllura. Por mundësia që Formula 1 të zhvillojë 15 gara sa vjen e zvogëlohet. Ky është limiti i garave, sipas rregullores, që kampionatit i këtij viti të quhej i rregullt. Por piloti i Ferrarit thotë se edhe nëse sezoni zvogëlohet me vetëm 10 gara, fituesi është i denjë.

“Një kampionat, qoftë me 10, 15, 20 apo 25 gara, nuk e zhvlerëson dot fituesin. Natyrisht çdo garë është e rëndësishme, por po flasim në kushte të tjera tashmë. Ndoshta ky sezon mund të hyjë edhe në vitin e ardhshëm, prandaj duhet të kemi durim dhe të presim.

Mund të më kritikoni, por nuk jam dakord për gara pa tifozë, nuk më pëlqen të garoj në rrugët bosh anash. Mendoj se është më mirë të presim se sa të zhvillojmë gara pa tifozë”, – tha Vettel në një intervistë për autosport. Deri më tani janë anuluar apo shtyrë 9 gara të Formula 1 dhe për momentin deri më 5 korrik nuk do të shohim asnjë zbritje në pistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Merr pjesë edhe Ciro Immobile

Leclerc i Ferrarit fiton garën e Shangait

Janë anuluar dhe shtyrë 9 gara

Ish-presidenti i FIA-s: Anuloni Formula 1!