MENU
klinika

Datat e rifillimit

Kryeministri italian jep lajmin e mirë për Serie A

26.04.2020 - 21:29

Më në fund një lajm i mirë për futbollin italian, që do të rifillojë të paktën me stërvitjet. Konfirmimin e dha kryeministri Giusepe Conte në konferencën e sotme për shtyp ku ka shpjeguar se si do të veprohet që gjithcka të fillojë me siguri maksimale.

“Unë jam një tifoz futbolli, ashtu si shumë italianë. Në fillim më dukej e çuditshme që kampionati të mund të ndalohej, por e gjetëm veten në mes të kësaj emergjence sociale, sanitare dhe ekonomike. Të gjithë e kanë kuptuar se nuk kishte alternativë.

Ministri Spadafora po punon me intensitet bashkë me komitetin tekniko-shkencor dhe të gjithë komponentët për të ndërtuar një rrugëtim, që e kemi gjetur me stërvitjet individuale që fillojnë më 4 maj dhe ato ekipore më 18 maj.

Pastaj do të mundohemi të kuptojmë se mund të vazhdojnë kampionatet që janë pezulluar. Sigurisht, nëse arrijmë në këtë konkluzion, do të jetë duke garantuar të gjitha kushtet e sigurisë. Duam që pikësëpari të mos sëmuren vetë sportistët”, – theksoi Conte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”