MENU
klinika

Legjenda lëshon thirrjen

Maradona, yjeve të futbollit: Ndihmoni ata që s’kanë!

05.04.2020 - 12:28

Diego Armando Maradona, legjenda e futbollit botëror, ka lëshuar një mesazh për yjet e futbollit, që të ndihmojnë në luftën ndaj koronavirusit. Trajneri i Gimnasia de La Plata thotë se disa klube do ta përdorin këtë krizë si justifikim për të mos paguar rrogat.

“Ka një të vërtetë të madhe, shumë futbollistë nuk kanë nevojë të paguhen. Por ka gjithashtu lojtarë që nuk mund të luajnë pa pagesë as edhe një muaj dhe klubet duhet t’i paguajnë ata. Por ka disa klube të cilat tani po luajnë pisët dhe duan të përfitojnë nga ky moment për të shmangur pagesën. Ata i kanë trajtuar futbollistët si skllevër prej vitesh.

Duket se ka disa klube që gjithnjë janë në pandemi. Ata nuk duhet të kërkojnë për justifikime në këto momente, sepse lojtarët duan të ushqehen. Ndërsa futbollistët që kanë pasur fat për të fituar shumë para gjatë karrierës së tyre duhet të bëhen bashkë për të krijuar një fond për të ndihmuar”, – u shpreh Maradona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”