MENU
klinika

Premier League

Plani anglez, 4 ndeshje në ditë në “Wembley”

13.04.2020 - 14:51

Ligat e ndryshme evropiane, së bashku me UEFA-n, kërkojnë që të mbyllin patjetër sezonin aktual, duke bërë edhe skenare nga më të ndryshme për zhvillimin e ndeshjeve, kuptohet, pas dyerve të mbyllura dhe në masa strikte për të pasur nën kontroll COVID-19.

Media britanike “The Sun”, raporton se kjo javë do të jetë vendimtare për rifillimin e garës, që ka shumë gjasa të ndodhë në qershor, por me një plan të menduar. Federata e Futbollit do të vinte në dispozicion stadiumin “Wembley”, ku do të luheshin 4 ndeshje në ditë.

“Reuters” gjithashtu zbulon se Qendra Kombëtare e Futbollit “St George’s Park” (ka 228 dhoma hoteli dhe 13 fusha futbolli) do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin atë si bazë trajnimi në karantinë, në mënyrë që të mbajë sa më të bashkuar lojtarët dhe stafet.

Kanë mbetur edhe 92 ndeshje në total. Jo vetëm për shkak të presionit të FIFA-s, por edhe për faktin se janë shumë para në lojë, veçanërisht nga të drejtat televizive, kërkohet që ndeshjet të luhen. Nëse nuk përmbyllet kampionati, klubet do të duhet t’i kthejnë Sky Sports plot 371 milionë stërlina dhe 50 milionë të tjera BT Sports.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN