MENU
klinika

Zgjidhja në kohë karantine

Shpallet lojtari i muajit, trofeu i vjen me dron

12.04.2020 - 13:41

Si e gjitha bota, edhe futbollistët janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre. Por kjo nuk e ndaloi klubin e Zenit San Petersburg në Rusi që të ndajë ashtu si zakonisht çmimin e lojtarit të muajit, që këtë herë shkoi për mesfushorin brazilian Malcom.

E veçanta e ndarjes së çmimit është se ai ju dorëzua futbollistit nëpërmjet një droni në shtëpinë e tij. Në videon e shpërndarë nga klubi rus, Malcom sqaroi për tifozët se si iu kërkua nëpërmjet një mesazhi që të hapte dritaren e apartamentit të tij dhe një dron i dorëzoi futbollistit trofeun.

Në muajin mars, Malcom luajti 3 ndeshje për Zenitin duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar një assist, ndërkohë që aktualisht kampionati rus është ndërprerë si pasojë e pandemisë së Covid 19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN